Guehi dëshiron t’i bashkohet Liverpoolit

Kapiteni i Crystal Palace, Marc Guehi ka bërë të ditur se dëshiron t’i bashkohet Liverpoolit.
Pavarësisht formës së dobët të Crystal Palace, Guehi ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të kësaj skuadre.
Guehi, besohet të ketë një rol të rëndësishëm në lëvizjen e tij të ardhshme në karrierë dhe është i gatshëm të jetë i durueshëm dhe të presë kohën e duhur për t’u transferuar në Liverpool.
Siç raporton “Daily Mail”, Crystal Palace mund të zëvëndësojë atë me lojtarin e Liverpoolit, Ben Doak i cili është huazuar këtë sezon te Middlesbrough.
Guehi, kujtojmë se ju kishte bashkuar Crystal Palace nga Chelsea në vitin 2021, ku u shndërrua në lojtar të rëndësishëm për “Shqiponjat”.
Anglezi, po ashtu luajti të gjitha ndeshjet me Anglinë në “Euro 2024” ku arriti finalen.