Guardiola e vlerëson maksimalisht Real Madridin, thotë se gjithçka do të vendoset në Manchester

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është pronocuar para ndeshjes ndaj Real Madridit.

“Nuk kishim nevojë për motivim për të arritur në finale. Ne luajtëm shumë mirë në ato dy ndeshje të vitit të kaluar dhe nuk jemi këtu për hakmarrje. Nëse vazhdojmë të arrijmë këtu, një ditë do të arrijmë në finale. Nuk më pëlqen të mendoj për gjëra negative apo pozitive. 80 ose 90 për qind e lojtarëve janë të njëjtë. E di që gjithçka do të vendoset në Mançester. Ishte e vështirë, patëm një ndeshje të parë të jashtëzakonshme dhe një lojë të mirë këtu. Futbolli është i tillë dhe nuk mjaftoi. Duhet të pranojmë dhe të ecim përpara”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp.

“Kur mbërrita, mendova se do të fitoja Ligën e Kampionëve në vitin e parë. Mendova të njëjtën gjë të radhës dhe të radhës… Dhe vitin e kaluar e njëjta gjë. Është mendësia ime. Le ta provojme perseri. Por nuk më pëlqente të isha në një ekip që fiton një Champions League dhe më pas rrëshqet në ligë ose kalon dhjetë vjet duke rënë. Duhet të ketë stabilitet. Ne po kërkojmë diçka si Barcelona apo Liverpool, për të qenë gjithmonë këtu. Ky është një klub i shëndetshëm. Unë jam një tifoz i Barcelonës dhe na u desh një kohë për të arritur në finale. I gjithë ky është një proces dhe gjëja më e rëndësishme është stabiliteti. Nëse doni të fitoni këtë garë, duhet të mposhtni më të mirët. Dhe Real Madridi është skuadra më e mirë në këtë kompeticion. Këtë e ka treguar në dekadat e fundit”, vazhdoi ai.

Manchester City po kalon një moment të mirë rezultati.

“Ne duhet t’i bëjmë gjërat në mënyrën më të mirë të mundshme. Vitin e kaluar erdhëm shumë mirë mendërisht dhe u eliminuam. Nuk luajtëm keq. Duhet të dominonim më shumë lojën”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *