Griezmann humb penallti vendimtare, Atletico pëson humbje në La Liga

Skuadra e Atletico Madrid ka pësuar humbje në javën e 20-të në La Liga, pasi u mposht minimalisht nga Leganes 1:0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Nastasic në minutën e 50’të.

Antonie Griezmann e pati mundësinë e artë të shënonte golin e barazimit në minutat e fundit, por sulmuesi francez gaboi nga pika e bardhë.

Grizi topin e çoi jashtë portës dhe kështu skuadra e tij pësoi humbje pas 15 fitoreve radhazi në të gjitha garat.

Me këtë humbje, Atletico Madrid rrezikon ta humbas pozitën e parë në La Liga. Tani mbetët me 44 pikë, një më shumë se Real Madridi (43) që ka një ndeshje më pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *