Grand Slami i Parisit: Distria Krasniqi fantastike, kualifikohet në gjysmëfinale

Distria Krasniqi po vazhdon me paraqitje fantastike në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris.Kampionia olimpike ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Krasniqi në çerekfinale e mundi xhudisten nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Khorloodoi Bishrelt, pasi kjo e fundit mori tri penalizime, për t’u diskualifikuar nga gara.

Kësisoj, Distria në gjysmëfinale do të përballet me japonezen, Kisumi Omori.
Kujtojmë se Nora Gjakova u ndal në çerekfinale, por është ende në garë për medaljen e bronztë.Në anën tjetër, Flaka Loxha u eliminua në raundin e tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *