Goretzka udhëheq Bayern, “vetëvrasje” nga Leipzig. Stuttgart super

Me vuajtje dhe pak frikë por Bayern Munich ka siguruar një fitore me rezultat 3-2 në shtëpi ndaj Wolfsurgut në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit gjerman.

Vendasit rrezikuan që në minutën e tretë përmes Leroy Sanes i cili befasoi portierin me një gjuajtje të fortë e cila u ndal nga traversa.

Bavarezët ia dolën të kalojnë në avantazh në minutën e 20-të kur Joshua Kimmich asistoi tek Leon Goretzka i cili shënoi për rezultatin 1-0.

I shpejtë ishte reagimi i mysafirëve të cilët u kthyen sërish në lojë duke barazuar shifrat përmes Mohamed Amoura i cili shënoi për 1-1 pas një topi të humbur brenda zonës.

Bayerni e riktheu epërsinë në minutën e 39-të kur portieri mysafir Kamil Grabara bëri nëj gabim që i lejoi Michael Olise të realizojë për 2-1.

Në pjesën e dytë të besuarit e Vincent Kompany e gjetën edhe golin e tretë ku sërish autor ishte Goretzka (62’) që realizoi me kokë për 3-1 pasi u asistua nga Olise.

Deri në fund Wolfsburg ia doli të shënojë edhe një herë për 3-2 me anë të Amoura (88’), por nuk ishte e mjaftueshme për ta shmangur humbjen.

Me këtë fitore, Bayerni shkon në kuotën e 45 pikëve. Në ndeshjet e tjera bie ne sy barazimi 3-3 me një “hara-kiri” nga Leipzig qe ishte duke udhehequr 0-3 ne fushen e Bochum. Stuttgart fiton lehte 4-0 ndaj, kurse Hoffenheim dhe St Pauli siguruan fitore ne transferte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *