February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Goditet me thikë në gjoks, humb jetën futbollisti në Spanjë

Humb jetën tragjikisht Francisco J. Naval Perez, i njohur shkurt me emrin Paco, lojtar i Chipionas, që militon në Kategorinë e Dytë të të rriturve të krahinës së Andaluzisë, në Spanjë.

Paco u vra me thikë ditën e djeshme nga një tjetër 20-vjeçar me të cilin, me sa duket, nuk kishte asnjë lidhje. Autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar.

Paco, 24 vjeç, ka marrë një plagë me thikë në gjoks, në orën dy të pasdites, pa thënë asnjë fjalë dhe pa pasur asnjë lidhje me agresorin.

Lojtari i ri ishte i martuar dhe kishte një vajzë. Edhe pse u transferua në spital, nuk mundi të mbijetonte.

Vrasësi I dyshuar, i cili nuk kishte precedentë për këtë lloj krimi, po mbahet në qeli në pritje të gjykimit.

Shumë klube, madje edhe nga LaLiga (si Reali i Madridit), i kanë shprehur ngushëllimet familjes dhe të afërmve të viktimës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *