February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Gjyqtari turk nuk do ta falë presidentin e Ankaragucu që e goditi me grusht në fytyrë

Halil Umut Meler, gjyqtari 37-vjeçar i sulmuar egërsisht në fushën e lojës nga presidenti i Ankaragucu 10 ditë më parë, nuk mund ta harrojë atë që ndodhi.

Së fundmi Meler ka folur për këtë ndodhi, ndërsa deklaroi se nuk do ta falë kurrë Faruk Koca-n për atë që i bëri.

“Nuk e kam falur dhe nuk do ta fal kurrë. Ai më goditi me grusht, u rrëzova dhe rashë në tokë, pastaj më goditën me shkelma, nuk do t’i harroj kurrë”, deklaroi arbitri.

Pas sulmit, Meler kaloi dy ditë në spitalin e Ankarasë ku u transportua për një dëmtim në kokë. Faruk Koca, presidenti i Ankaragucu e sulmoi me një grusht të fuqishëm në fytyrë, duke e rrëzuar në tokë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *