February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Gjimshiti: Festë për të gjithë shqiptarët

Screenshot

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka folur me emocione pas fitores historike 1:0 ndaj Serbisë në Leskovc, një ndeshje që do të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithë shqiptarëve.

“Kishte emocione sidomos pas ndeshjes. Presioni ishte i madh. Por kam përvojë në jetën e futbollit dhe di si të përballem me presionin,” ka thënë Gjimshiti, i cili edhe këtë herë udhëhoqi me qetësi dhe vendosmëri skuadrën kuqezi drejt një triumfi të madh.

Kapiteni e pranoi se kjo ndeshje kishte një domethënie të veçantë për të.

“Prapë ishte speciale të luajmë këtu në Leskovc, siç i themi ne. Vendi im është këtu afër. Festë për gjithë shqiptarët. Shpresoj t’i kemi bërë pak të lumtur,” u shpreh ai me emocione.

I pyetur për bashkëpunimin me Arlind Ajetin, që ishte i përfshirë në aksionin e golit, Gjimshiti tha:

“Duhet të kesh edhe kualitet të luash në këto nivele. Por me Ajetin kuptohemi shumë mirë. Kemi luajtur bashkë në grupmoshat e reja të Zvicrës. Më pas vendosëm të luajmë bashkë për Shqipërinë. Por gjithë mbrojtësit, gjithë ekipi luajti lojë të mirë. Kemi luftuar për çdo top.”

Fitorja ndaj Serbisë solli një valë të madhe festash në mbarë botën shqiptare, ndërsa për Gjimshitin, momenti më i bukur ishte ai pas ndeshjes.

“Urimi i parë ishte i bashkëshortes, familjes. Kishte shumë mesazhe. Nuk i kam hapur të gjithë. U jam përgjigjur familjarëve, prindërve, gruas, fëmijëve. Ka shumë mesazhe,” përfundoi kapiteni kuqezi.

Shqipëria me këtë fitore të madhe në Leskovc është më afër se kurrë kualifikimit për plejofin e Kupës së Botës 2026 – dhe nën drejtimin e kapitenit Gjimshiti, skuadra po shkruan një kapitull të artë në historinë e saj. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *