Gjilani merr fitoren e parë, Feronikeli’74 në fund të ‘pusit’

Gjilani e ka marrë fitoren e parë këtë sezon në Superligën e Kosovës.
Kuqebardhët e mposhtën në shtëpi skuadrën e Feronikelit ‘74, me rezultat 2-0.
Senad Jarovic i dha epërsinë Gjilanit, qysh në minutën e 2-të. Golin e dytë e shënoi Sabit Bilalli, në minutën e 45-të.
Kjo është fitorja e parë e skuadrës së drejtuar nga Ardian Nuhiu, duke shkuar në kuotën e pesë pikëve.
Në anën tjetër, Feronikeli ‘74 edhe pas pesë ndeshjeve nuk ka grumbulluar asnjë pikë dhe është e fundit në tabelë.