February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Gjilani merr barazim të rëndësishëm ndaj Progres Niedercorn, Arbnor Ramadani shënon dy gola

Gjilani ka marr një barazim me vlera ndaj Progres Niedercorn me rezultat 2-2 në rrethin e parë eliminator të Ligës së Konferencës.

Më të filluar takimi vendasit morën epërsinë, duke shënuar në minutën e 11-të.

Ishte  Mayron de Almeida që gjeti rrjetën për 1-0.

Gjilani kishte katër goditje drejt portës, prej tyre një në kuadrat.

Në këtë pjesë lojë Gjilani mori edhe tre kartonë të verdhë, ku u ndëshkuan Atdhe Rashiti, Oltion Bilalli dhe Arbnor Ramadani.

Në pjesën e dytë Gjilani ishte më i mirë, duke fituar që në start, të cilin në gol e ktheu Arbnor Ramadani për 1-1.

Por vendasit kthyen epërsinë në 2-1 në minutën e 62-të me Omar Natamin.

Pas katër minutash, Baton Zabërgja fitoi penallti, të cilin sërish në gol e kheu Ramadani për 2-2.

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Gjilani mori një barazim të rëndësishëm para ndeshjes kthyese që zhvillohet pas një jave në “Fadil Vokrri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *