Gjilani luan në udhëtim te Progres Niedercorn, Dukagjini pret FC Europan në ‘Fadil Vokrri’

Sot janë në orar për t’u zhvilluar shumë ndeshje në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës dhe dy nga to janë të ekipeve të Superligës së Kosovës, Gjilanit dhe Dukagjinit.
Pas Ballkanit që nisi garat të martën në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, tani radha është për Gjilanin dhe Dukagjinin që nisin garat evropiane në kuadër të Ligës së Konferencës.
Finalisti i Kupës, Gjilani do të luaj në udhëtim ndeshjen e parë të këtij raundi pasi do të jetë mysafir i klubit FC Progres Niedercorn nga Luksemburgu.
Ndeshja pritet të zhvillohet në stadiumi e qytetit të Diffengrade nga ora 19:30 dhe do të gjykohet nga Oliver Reitala i Finlandës.
Në anën tjetër, Dukagjini, i cili përfundoi në pozitën e katërt dhe u kualifikues vetëm falë mos-licencimit të Prishtinës, do të ndeshet si vendas me Europan nga Gjibraltari.Ky takim është paraparë të zhvillohet në stadiumi “Fadil Vokrri” nga ora 19:00, ndërsa do të drejtohet nga Johan Hendrik Ellefsen nga Ishujt Faroe.