February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Gjilani dhe Drita takohen në ndeshjen e fundit të xhiros së 8-të

Me derbin e Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës mbyllet edhe xhiro e 8 në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll. 

Dy skuadrat gjilanase do të takohen me fillim nga ora 15:00 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan. 


Përkundër që kanë bërë transferime të mëdha dhe konsiderohen si pretendentë për titull, Gjilani dhe Drita e kanë nisur në mënyrë të tmerrshme sezonin. 

Aktualisht Gjilani është e fundit në tabelë me vetëm shtatë pikë pas shtatë ndeshjeve, derisa Drita është në pozitën e tetë me 8 pikë.

Fitorja është e domosdoshme si për Gjilanin ashtu edhe për Dritën dhe kjo ndeshje pritet të jetë tejet e luftuar për pikët nga të dyja taboret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *