Gjiganti anglez e bën prioritet transferimin e brazilianit Ederson

LECCE, ITALY - AUGUST 19: Hamza Rafia of Lecce competes for the ball with Ederson of Atalanta during the Serie A match between Lecce and Atalanta at Stadio Via del Mare on August 19, 2024 in Lecce, Italy. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Manchester United synon mesfushorin e Atalantas, Ederson për afatin kalimtar të verës 2025, raporton Fabrizio Romano .

Ederson është vlerësuar shumë për paraqitjet e tij, veçanërisht në finalen e Ligës së Evropës sezonin e kaluar, dhe vazhdon të lërë përshtypje edhe këtë sezon.

Fabrizio Romano e ka përshkruar Ederson si një nga mesfushorët më intensivë në Evropë, një cilësi që përshtatet mirë me stilin taktik të Ruben Amorimit .

Ai ka theksuar se United nuk është i vetmi klub i interesuar, me klubet më të mira evropiane, duke përfshirë ato nga Spanja dhe Anglia, duke e monitoruar nga afër lojtarin.

25-vjeçari ka tre vite që është pjesë e futbollit italian, ku për gjashtë muaj qëndroi në Salernitana para se t’i bashkohet Atalantës në verën e vitit 2022.

Falë paraqitjeve shumë të mira me skuadrën nga Bergamo, Ederson është ftuar edhe nga Kombëtarja e Brazilit, derisa këtë edicion në 23 ndeshje zyrtare ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në një tjetër.

Transfermarkt aktualisht vlerëson yllin brazilian me 50 milionë euro, derisa United e ka bërë prioritet transferimin e tij.

Gjithsesi skuadra nga Bergamo nuk e ka ndërmend ta lejoj largimin e yllit të mesfushës pa u paguar një shumë mbi 65 milionë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *