Gjermani e nis hjeshëm me Dardanët

Trajneri Franco Foda e ka nisur mbarë aventurën me Kombëtaren e Kosovës.

Dardanët të premten shënuan fitore ndaj Armenisë, me rezultat 1-0, në kuadër të një miqësoreje.

Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Milot Rashica, në minutën e 25′ të takimit.

Edon Zhegrova bëri një super depërtim në anën e djathtë, duke e goditur shtyllën. Më pas këtë rast e shfrytëzoi Rashica duke e futur topin në rrjetë.

Për Rashicë, ky ishte goli 12-të në karrierë në fanellën e Kosovës.

Armenët rastin më serioz në ndeshje e patën në fund të pjesës së parë duke e goditur shtyllën.

Përndryshe, Kosova do ta luajë edhe një ndeshje miqësore këtë muaj, kundër Hungarisë me datën 26 mars

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *