Giroud: Thyerja e rekordit të Henry ishte ëndërr fëmijërie

Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud ka folur pas golit që e futi në histori të Kombëtares së Francës, si golashënuesi më i mirë francez në Botëror. “Aventura vazhdon. Ne i thamë njëri-tjetrit në dhomat e zhveshjes se për të jetuar një përvojë të mrekullueshme, duhet të ishim të bashkuar, unik dhe të jemi një. Ne arritëm të gjenim fjalët e duhura në dhomën e zhveshjes. Jemi një grup i madh miqsh, kalojmë shumë mirë bashkë dhe kjo duket edhe në terren”, ka theksuar Olivier Giroud në mikrofonin e televizionit francez TF1, pas fitores së Francës ndaj Polonisë (3-1), e cila i kualifikoi “Gjelat” në çerekfinale të Kupës së Botës ‘Katari 2022’, transmeton Futbolli.info.

“Rruga është ende e gjatë, por ne do ta shijojmë këtë kënaqësi sonte. Ndjehem shumë mirë, gruaja ime dhe fëmijët e mi janë aty, plus miqtë e mi të fëmijërisë, kështu që është shumë mirë”, ka shtuar Giroud.

Ai ka folur edhe për thyerjen e rekordit të Thierry Henry. “Është një ëndërr fëmijërie të arrish të mposhtësh ‘Titin’. Tani e kam arritur këtë, e kam lënë pas vetes. Obsesioni im është të shkoj më tej me ekipin”, ka theksuar sulmuesi shtatlart francez, i cili tani me 52 gola mban rekordin në fanellën e ‘trekolorëve’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *