Giresse e fton Albion Rrahmanin


Përzgjedhësi Alain Giresse e ka ftuar në grumbullimin e Kombëtares sulmuesin e FC Ballkani, Albion Rrahmani. Ai do t’i bashkohet ekipit sot dhe do të jetë në dispozion të trajnerit për dy ndeshjet kualifikuese kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë. Albioni gjatë edicionit të sapopërfunduar spikati me lojëra të mira dhe ishte golashënuesi më i mirë në Albi Mall Superligë. Ai ka qenë pjesë e Dardanëve edhe në grumbullimin e muajit mars, por nuk është aktivizuar. Kësisoj, Rrahmani do të jetë përfaqësuesi i vetëm i elitës së futbollit kosovar në radhët e Dardanëve për këto dy ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *