Giggs: Ja çfarë veprimi bëri Kaka pasi më kapi për fyti

Legjenda e futbollit uellsian, Ryan Giggs ka rrëfyer një episod gjatë karrierës së tij, kur në ndeshjen Milan-Manchester United, ylli brazilian Ka0ka e kishte kapur për fyti. “Unë e faullova Kaka-n dhe ai ma vuri dorën në fyt dhe u përleshëm. Pas ndeshjes e pashë atë duke më pritur së bashku me Gattuson. Ky i fundit më tha se Kaka dëshiron të të kërkojë falje porse nuk dinë anglisht. I thashë se nuk ka asnjë problem, ishte pjesë e lojës. Pasi Gattuso ia përktheu atë që thashë, Kaka erdhi tek unë dhe më përqafoj fort dhe më kërkoi sërish falje. Më pas i shkëmbyem fanellat tona. Nuk do ta harroj kurrë atë ditë”, ka theksuar Giggs. Kaka njihej si një prej lojtarëve më korrekt në fushën e gjelbër.