Genoa frenon në frymën e fundit Interin

Skuadra e Interit e nisi sezonin e ri të Serisë A italiane me barazim, duke e mbyllur ndeshjen si mysafire ndaj Genoas (2-2).

“Nerazzurrët” patën shumë telashe me rivalin, ndonëse patën një pjesë të parë dominuese dhe mundën të zgjidhin problemin e fituesit. Skuadra e Inzaghit e lëshoi fitoren në fund.

Genoa kaloi fillimisht në epërsi në minutën e 20-të me anë të Volgliaco-s dhe më pas Interi hyri në skenë dhe barazoi me Marcus Thuram, i cili barazoi me kokë në minutën e 30-të pas një asistimi të Barella-s. Në pjesën e dytë u prit gjatë për një gol tjetër, deri në minutën e 85-të kur Turam bëri një kthesë me golin e dytë. Dhe kur të gjithë prisnin fundin, në minutën e 95-të, arbitri fishkëlliu një penallti pas ndërhyrjes së VAR për shkak të lojës me dorë në zonën e rreptësisë së Interit.

Messias goditi nga pika e bardhë, Sommer lexoi gjuajtjen e tij, por topi u kthye sërish te lojtari i Genoas dhe ai e futi në portën e zbrazët për rezultatin final 2-2.

Në ndeshjen tjetër, Parma e rikthyer në elitë dhe Fiorentina ndanë pikët (1-1). “Qumshtorët” kaluan në avantazh në minutën e 22-të me anë të Mann-it, ndërsa mysafirët shpëtuan nga disfata me anë të Biragi-t në minutën e 75-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *