Genc Nuza delegohet nga UEFA për ndeshjen kualifikuese U21: Belgjika – Malta

Gjyqtar i njohur për integritetin dhe drejtësinë e tij në fushën e gjelbër, Genc Nuza është deleguar nga UEFA për të drejtuar ndeshjen kualifikuese U21 për Euro 2025, midis Belgjikës dhe Maltës, e cila zhvillohet më 21 mars.

Në këtë ndeshje, Nuza do të ketë për asistentë dy gjyqtarë të tjerë të spikatur, Edmond Zeqiri dhe Granit Hyseni, derisa Mentor Ajeti, do të jetë gjyqtar i katërt.

Kësisoj, me një përvojë të gjatë në ndarjen e drejtësisë dhe me një përkushtim të vazhdueshëm për të ngritur standardet, Nuza dhe bashkëpunëtorët e tij do ta përfaqësojnë futbollin kosovar në një tjetër paraqitje të rëndësishme ndërkombëtare. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *