Garuesit kosovar përfundojnë rrugëtimin në Lojërat Olimpike, sjellin me vete dy medalje

Ekipi Olimpik i Kosovës, ka përfunduar garat në Lojërat Olimpike ”Paris2024”.

Atletja Gresa Bakraqi dhe notarja, Hana Beiqi, ishin garueset e fundit që u paraqitën për Kosovën.

Përveq tyre në Lojërat Olimpike u paraqiten edhe xhudistët, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu e Loriana Kuka, notari Adel Shaboviq dhe boksierja Donjeta Sadiku.

Nga kjo Olimpiad, Kosova arriti të fitonte dy medalje olimpike, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë, derisa Laura Fazliu të bronztën.

Kosova ka tashmë pesë medalje olimpike në tre pjesëmarrje në Lojëra Olimike, tre të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *