Galtier: Orari i ngjeshur fajtor për lëndimin e Neymar
Trajneri i kampionëve francezë, PSG, Christophe Galtier, ka fajësuar orarin e ngjeshur për lëndimin e fundit të një prej lojtarëve të tij më të mirë, brazilianit Neymar, i cili lëndoi kyçin e këmbës të dielën kundër Lille.
Neymar u lëndua në fillim të pjesës së dytë në një përplasje me një nga mbrojtësit e Lille.
Për momentin nuk dihet sa i rëndë është lëndimi dhe klubi ka bërë të ditur se Neymar do t’i nënshtrohet ekzaminimeve shtesë në 48 orët e ardhshme.
Neymar lëndoi të njëjtin kyç të këmbës në Kupën e Botës në Katar në fund të vitit të kaluar dhe lëndimi e mbajti atë jashtë në dy ndeshje të Brazilit.
“Ky nuk është një aksident. Gjithmonë ka arsye për lëndime dhe në këtë rast është orari, pra seria e ndeshjeve”, tha Galtier.
Lëndimi i Neymar vjen në një moment të vështirë për PSG-në, të cilët së shpejti do të përballen me ndeshjen e kthimit të 1/8-tës së finales së Ligës së Kampionëve kundër Bayernit.
