Futbollistët kosovarë me parashikime interesante për finalen e Ligës së Kampionëve

Manchester City dhe Inter do të përballen sonte në finalen e Ligës së Kampionëve në Stamboll, me synimin për të ngritur lart trofeun më të rëndësishëm evropian për klube.
“Citizens” u hakmorën ndaj Realit të Madridit për eliminimin e një viti më parë, duke siguruar finalen e kompeticionit për herë të dytë në harkun e tre viteve, kurse Interi e mposhti Milanin në dy ndeshjet e gjysmëfinales.
Manchester City shkon kështu në finale, ku do të kërkojë triumfin, për të kompletuar “tripletën” e famshme, në anën tjetër, Interi kërkon lavdinë në krye me ekspertin e finaleve, Simone Inzaghi.
Pritet të jetë një përballje e jashtëzakonshme në “Atatürk Olympic Stadium”, me ndeshjen që do të fillojë në ora 21:00, me Stambollin që ka dhuruar gjithmonë emocione të mëdha në kompeticionin e Ligës së Kampionëve.
Para këtij takimi, futbollistët nga futbolli kosovar kanë dhënë parashikimet e tyre për ‘GazetaBlic Sport’, atje ku shumica prej tyre ishin në të mirë të Manchester Cityt.
Albion Rrahmani: Manchester City – Inter 3:0
Albert Dabiqaj: Manchester City – Inter 2:0
Arbios Thaçi: Manchester City – Inter 3:1
Leotrim Bekteshi: Manchester City – Inter 0:1
Valon Bytyqi: Manchester City – Inter 2:0
Samir Sahiti: Manchester City – Inter 4:0
Meriton Korenica: Manchester City – Inter 2:0
Robert Gjeraj: Manchester City – Inter 1:2
Agron Kolaj: Manchester City – Inter 3:1
Rron Broja: Manchester City – Inter 3:1
Hasan Hyseni: Manchester City – Inter 2:1