May 2025
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
May 10, 2025

Fushë Kosova mposht Lirinë në Lipjan

Fushë Kosova ka shënuar fitore të madhe ndaj Lirisë në kuadër të xhiros së 13-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Të dielën në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Fushë Kosova mposhti prizrenasit me rezultatin 2:0.

Ishte fitorja e parë pas tri ndeshjeve rresht për të udhëhequrit e trajnerit Burim Shala.

Për Fushë Kosovën ishte vetëm fitorja e dytë e edicionit aktual.

Qendërmbrojtësi Dominik Ivkiq pas një ore lojë i kaloi vendësit në epërsi. Për të ishte goli i katërt i edicionit.

Golin e dytë në minutën e 70-të e shënoi mesfushori Osman Mëziu.

Mëziu ishte i pagabueshëm përballë portierit kundërshtar dhe realizoi për fitoren e madhe të vendësve.

Fushë Kosova ngjitet në pozitën e nëntë dhe pas 13 ndeshjeve ka 10 pikë.

Liria bie në vendin e fundit me tetë pikë të mbledhura në total. Liria ka nëntë ndeshje pa fitore. Në këtë ecuri ka tri barazime e gjashtë disfata.

Në këtë edicion e ka vetëm një fitore, atë të xhiros së katërt, ndaj Fushë Kosovës.

Në xhiron e 14-të, Fushë Kosova luan në udhëtim te Drita, kurse Liria e pret Prishtinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *