February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Foda konfirmon bisedimet për kontratën e re: Mund të qëndroj më gjatë te Kosova

Pas një fushate mbresëlënëse në kualifikimet për Kupën e Botës, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka lënë të hapur mundësinë për të vazhduar bashkëpunimin me “Dardanët”.

Në një prononcim për mediat gjermane, trajneri gjerman ka konfirmuar se janë duke u zhvilluar bisedime për rinovimin e kontratës me Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Po, është e vërtetë që po zhvillohen bisedime. Si federata, ashtu edhe trajneri duhet të jenë të kënaqur – me ambientin, me profesionalizmin. Prandaj është plotësisht e mundur që të qëndroj në Kosovë edhe për një periudhë më të gjatë”, ka deklaruar Foda, transmeton “4-4-2”.

Ish-trajneri i FC Zurich është shprehur shumë i kënaqur me kushtet e punës në FFK dhe me harmoninë që ka krijuar me skuadrën. Aktualisht, kontrata e tij është e vlefshme deri në korrik të vitit 2026.

Së fundmi, Kosova arriti një fitore të madhe në udhëtim ndaj Suedisë, një rezultat që ka rritur ndjeshëm moralin dhe besimin në kampin dardan.

Nëse Kombëtarja e Kosovës arrin rezultate pozitive edhe në ndeshjet vendimtare të nëntorit kundër Sllovenisë dhe Zvicrës, ekziston mundësia reale për ta siguruar kualifikimin direkt në Kampionatin Botëror 2026. Në të kundërt, rruga drejt Botërorit do të vazhdojë përmes fazës “play-off” në mars të vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *