Florent Muslija sërish në 11-shen më të mirë të javës në Bundesliga II

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija vazhdon të shkëlqejë në Bundesliga 2. Ai për herë të dytë radhazi është përfshirë në formacionin më të mirë të javës.
24-vjeçari dardan në fundjavë shënoi një gol dhe asistoi në një gol tjetër të skuadrës së tij në fitoren, 3:2 kundër Heidenheim, shkruan futbolli.info.
Ky sukses i tij në skuadrën e Paderbornit sjell gëzim edhe për tifozët e kombëtares kosovare.
Forma e shkëlqyeshme e tij është një lajm shumë i mirë për Dardanët, ngase muajin tjetër Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje tejet të rëndësishme kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
