Florent Muslija i shënon ish-skuadrës
Florent Muslija ka vazhduar formën e mirë në Bundesliga 2, me skuadrën e Paderbornit.
Reprezentuesi i Kosovës, Muslija 23-vjeçar, fitoi me Paderbornin në udhëtim te Hannoveri, në kuadër të xhiros së 20-të të Bundesliga 2.
Paderborni fitoi 4:3, ndërsa Muslija dha kontributin e tij me një gol të shënuar nga penalltia.
Ai ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 26-të, për barazimin e rezultatit, 2:2, ndaj ish-skuadrës.
Muslija në këtë edicion ka katër gola të shënuar, ndërsa ka kontribuuar edhe me tri asistime. Në ndeshjen e fundit luajti deri në minutën e 75-të.
Paderborni në vendin e katërt ka 35 pikë në 20 ndeshje të luajtura.
