Flet ylli i Sportingut: Dua ta përfundoj këtë sezon te Sportingu

Sulmuesi i Sportingut, Viktor Gyokeres po lidhet vazhdimisht me një largim nga Sportingu.
Padyshim pas emërimit të Ruben Amorim si trajner i Manchester Unitedit, u shtuan zërat se edhe suedezi do t’i bashkangjitet te “Djajtë e Kuq” në afatin e ardhshëm të janarit.
Mirëpo Gyokeres, edhe njëherë u shpreh se nuk do të largohet nga kampioni aktual i Portugalisë.
“Dua ta përfundoj këtë sezon te Sporting. Më pëlqen këtu”. “Klubi i ri? Do të shohim kur të vijë koha. Unë dua të luaj, kjo është vendimtare… dhe do të ketë edhe faktorë të tjerë”.
Gyokeres, aktualisht gjendet në grumbullim me Kombëtaren e Suedisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve, ku ka shënuar 5 gola në 5 ndeshjet e Ligës C.