Fisnik Asllani në radarët e gjigantëve evropianë, çmimi i tij 50 milionë euro
Fisnik Asllani vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur për afatin e ardhshëm kalimtar. Sipas raportimeve të fundit, Hoffenheim nuk është i gatshëm të negociojë për oferta nën 50 milionë euro, duke e konsideruar sulmuesin kosovar si një nga asetet kryesore të skuadrës.
Interesimi për Asllanin është i madh. Barcelona e sheh atë si një opsion serioz për të qenë pasardhës i Robert Lewandowskit, i cili pritet të largohet në verë, ndërsa Bayern Munich dhe disa klube nga Premier League po ashtu po monitorojnë situatën e tij.
Forma e shkëlqyer e Asllanit këtë sezon në Bundesligë, si dhe dëshira për të luajtur në UEFA Champions League, e kanë rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg. Edhe pse ka kontratë me Hoffenheim deri në vitin 2029 dhe largimi i tij nuk do të jetë i lehtë, Asllani mbetet një nga emrat më “të nxehtë” të verës së ardhshme në merkato.
