Firmino nuk u beson syve, pritja është e çmendur

Roberto Firmino është ylli i fundit i futbollit që pranoi një lëvizje në Arabinë Saudite. Braziliani u la i lirë pasi përfundoi periudhën e tij tetëvjeçare me Liverpoolin, me të cilin ndër të tjera fitoi Champions League dhe Premier League.
Sulmuesi 31-vjeçar, i cili gjithashtu përfundoi disa herë në syrin e klubeve italiane, më në fund ka nënshkruar kontratë me klubin e Al-Hilal.
Skuadra me bazë në Jeddah siguroi gjithashtu Edouard Mendy nga Chelsea gjatë kësaj merkatoje. Braziliani ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026 dhe për këtë arsye do të jetojë një përvojë krejt të re futbolli për tre vjet.
Aventurë e bërë më e çmuar nga një pagë prej 20 milionë eurosh në sezon. Prandaj Firmino ka mbërritur në Jeddah për të nisur udhëtimin e tij të ri, por ai kurrë nuk do të priste skenën e pabesueshme që kur doli nga makina që e solli nga aeroporti në qendrën sportive të klubit.
Në një moment imazhet që u shfaqën në rrjetet sociale tregojnë ardhjen e lojtarit i cili është krejtësisht i hutuar duke parë një turmë para syve të tij që përfundon duke e përfshirë në një dush me selfie dhe video.
Tifozët e klubit arab Al-Hilal kanë dashur ta festonin atë moment me një selfie, një urim, një autograf apo një video.
Firmino, megjithatë, nuk ka pasur kohë për të kënaqur askënd duke pasur parasysh numrin mbresëlënës të njerëzve që e kanë rrethuar dhe ai është përpjekur t’i bëjë të gjithë të kuptojnë se ndoshta do të ishte e përshtatshme t’i bënte fotot me qetësi, por entuziazmi ishte i tepërt.
Ardhja e brazilianit në Arabinë Saudite është një hap i rëndësishëm për futbollin në një vend që dëshiron të mirëpresë të gjithë këta kampionë për miliona euro pas transferimit të Cristiano Ronaldo-s, i cili praktikisht udhëhoqi rrugën.
Në pjesën e fundit të videos, ish-lojtari i Liverpool-it lë veten të pushtohet plotësisht nga entuziazmi i tifozëve. Turma e mbulon atë deri në atë masë sa Firmino nuk shfaqet më në pamjen i zhytur në një dush smartfonësh.