February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Fiorentina kualifikohet në finale të Ligës së Konferencës

Fiorentina ka kaluar në finale të Ligës së Konferencës, pasi eliminoi Club Bruggen me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Ndeshja nisi furishëm për skuadrën belge, pasi shënuan pas vetëm 20 minutash lojë me anë të Hans Vanaken.

Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, derisa edhe e dyta u dominua prej Club Brugge.

Me kalimin e minutave, Fiorentina filloi të merrte veten dhe të shfaqte pak nga loja e tyre sulmuese.

Heroi i tyre që ua siguroi finalen ishte Lucas Beltran, që shënoi nga penalltia në minutën e 85-të.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 3-2 në të mirë të Violas, derisa ky takim i dytë ishte aspak i lehtë për ta, por që gjithsesi ia dolën të kalonin në finale të Ligës së Konferencës.

Në finale, Fiorentina do të përballet me fituesin e duelit mes Olympiacos dhe Aston Villas që zhvillohet të enjten mbrëma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *