FIFA dërgoi në shtëpi gjyqtarin Lahoz

Gjyqtari spanjoll Antonio Mateu Lahoz është dërguar në shtëpi dhe nuk do të gjykojë më në Kupën e Botës, ka vendosur FIFA. Lahoz ka gjykuar ndeshjen çerekfinale mes Holandës dhe Argjentinës.
Kujtojmë se ndeshja me shumë tensione përfundoi 2:2, derisa pas goditjeve të penalltive Argjentina fitoi një vend në gjysmëfinale.
Argjentinasit ishin më të mirë në lojë, por ndeshja kaloi me shumë tensione në fushë dhe jashtë saj. Për këtë duket se FIFA fajëson Lahozin, i cili shpërndau 15 kartonë të verdhë dhe, sipas shumëkujt, e kontrolloi shumë keq lojën dhe i disiplinoi në mënyrë të papërshtatshme lojtarët.