February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

FFK vazhdoi trajnimin për futbollin amator dhe futsallin

U mbajt dita e dytë e trajnimit për futbollin amator, me punonjësit e Lidhjeve rajonale, trajnerët e Grassroots dhe Departamentin e futsallit si sport amator. Ky trajnim, i dedikuar për bashkëpunëtorët e jashtëm kishte për qëllim thellimin e njohurive profesionale dhe harmonizimin e praktikave të përbashkëta në zhvillimin e futbollit bazik dhe futsallit në nivel vendi.

Gjatë ditës së sotme u diskutuan standardet moderne të futbollit amator dhe futsallit, me fokus në organizimin e aktiviteteve, rritjen e cilësisë së punës në terren dhe zbatimin e udhëzimeve të fundit nga FIFA dhe UEFA. Pjesëmarrësit patën mundësi të shkëmbejnë përvoja dhe të marrin këshilla profesionale nga përfaqësuesit e FIFA-s e UEFA-s, Vladimir Luptar dhe Tomas Danilevicius për krijimin e një mjedisi sa më të sigurt dhe të qëndrueshëm për zhvillimin e futbollit bazik.

Gjatë trajnimit u theksua rëndësia e futbollit dhe futsallit amator si motor i pjesëmarrjes masive, edukimit sportiv dhe zhvillimit të talentëve të rinj, si dhe roli i bashkëpunëtorëve rajonalë e trajnerëve në forcimin e aktiviteteve komunitare.

Përfaqësuesit e FIFA-s vlerësuan angazhimin e FFK-së në implementimin e programeve Grassroots dhe zhvillimin e futbollit amator në vend, sidomos për zbatimin e formatit të ri të zhvillimit të garave te fëmijët, i cili përfshin numër më të vogël futbollistësh, në mënyrë që të rriten prekjet me topin, përmasat e përshtatura të fushës si dhe sistemin garues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *