February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

FFK shtron drekën tradicionale të fundvitit, Ademi sponsorëve: Partneriteti me ju është çelësi i stabilitetit dhe zhvillimit të futbollit

Federata e Futbollit e Kosovës ka organizuar drekën tradicionale vjetore me partnerët e saj, që tashmë janë shndërruar në simbol të bashkëpunimit, stabilitetit dhe vizionit të përbashkët për zhvillimin e futbollit në vend.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, falënderoi sponsorët për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se ata janë ndër brendet kryesore të Kosovës dhe partnerë kyç në çdo hap të federatës. Ai vuri në pah se rrallë ndodh që tri banka të jenë së bashku në mbështetje të një federate, duke e cilësuar këtë si dëshmi të besimit dhe seriozitetit që ka ndërtuar FFK-ja ndër vite.

“FFK-ja përkujdeset për klubet, për ligat dhe për kombëtaren. Ne funksionojmë si një mekanizëm që i shpërndan mjetet aty ku duhet. Të hyrat tona kryesore vijnë nga UEFA, FIFA dhe ju si sponsorë. Falë bashkëpunimit të mirë kemi një bilanc të shëndoshë financiar dhe jemi stabil”, theksoi Ademi.

Ai nënvizoi se stabiliteti i federatës është i lidhur ngushtë me praninë dhe mbështetjen e bizneseve.

Ademi tha se përmes mbështetjes së sponsorëve federata ka mundësi të mbulojë shpenzimet e kombëtares, teksa duke folur për garat vendore dhe mbështetjen që ato marrin nga sponsorët, ai vlerësoi se ligat janë në rrugë shumë të mirë të ngritjes, me AlbiMall Superligën që po avancon edhe më tej, ku nga sezoni i ardhshëm pritet që ndeshjet të zhvillohen në mbrëmje, pasi tashmë do të realizohet projekti i vendosjes së reflektorëve në stadiumet e klubeve të Superligës, derisa Raiffeisen Liga e Parë tashmë ka shtrirje të gjerë dhe transmetim televiziv.

Tutje presidenti tha se për herë të parë, FFK-ja ka siguruar mbulimin e sigurimit shëndetësor për futbollistët, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së lojës, pasi lojtarët ndihen më të sigurt në rast lëndimesh.

Ademi bëri të ditur se FFK-ja ka përfunduar procesin e digjitalizimit të plotë të federatës, duke e modernizuar menaxhimin dhe funksionimin e saj. Ai theksoi se këtë vit shpenzimet janë edhe më të larta për shkak të vazhdimit të garës për kualifikim në Kampionatin Botëror, por stabiliteti financiar mbetet i garantuar.

Në përmbyllje, presidenti i FFK-së ritheksoi se futbolli nuk është sport individual dhe se suksesi vjen vetëm përmes punës ekipore dhe partneritetit. “Ne ju konsiderojmë partnerë në çdo hap. Jemi me fat që ju kemi dhe shpresoj të vazhdojmë bashkë edhe për shumë vite”, përfundoi Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *