Ndeshja Ulpiana – Vllaznia ishte e kurdisur: FFK nuk e regjistron rezultatin e saj

Ndeshja në mes të Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit në Ligën e Parë Grupi B është anuluar pasi sipas Komisionit të Garave ajo ka qenë e . urdisur.

Komisioni i garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka konstatuar se kjo ndeshje ka qenë e kurdisur.

Kështu thuhet në vendimin për këtë ndeshje, teksa përballja do të regjistrohet si ndeshje e luajtur, por pikët dhe golat nuk do të regjistrohen.

Përballja Ulpiana-Vllaznia ngjalli shumë polemika fundjavën e kaluar, me mënyrën se si ranë golat e ekipit të Vllaznisë.

Dy skuadrat dolën me komunikata, duke e mohuar, por FFK thotë se bazuar në provat që ka në dispozicion ka konstatuar se kjo ndeshje ka qenë e kurdisur, duke mos i mbyllur sytë para një dukurie të tillë të shëmtuar, e cila e dëmton në masë të madhe futbollin.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *