May 2025
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
May 10, 2025

FFK mirëpret vendimin e UEFA-s ndaj Serbisë 

Federata e Futbollit e Kosovës mirëpret vendimin e marrë nga UEFA për të ndëshkuar Federatën e Futbollit të Serbisë për thirrjet kundër Kosovës dhe sjelljet raciste gjatë ndeshjes së 12 tetorit ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës. Kjo masë e rreptë është një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së parimeve sportive dhe të respektit në arenën ndërkombëtare.Në emër të sportdashësve kosovarë, FFK thekson se një ambient sportiv duhet të jetë i lirë nga mesazhet provokuese, urrejtja dhe diskriminimi. Zyra jonë ligjore ka ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të raportuar këto shkelje pranë UEFA-s, dhe do të vazhdojmë të ndjekim të gjitha mjetet ligjore për ta adresuar çdo veprim josportiv dhe të dëmshëm që cënon Kosovën dhe vlerat e sportit.FFK mbetet e përkushtuar për të mbrojtur lojtarët, tifozët dhe komunitetin e futbollit nga aktet e urrejtjes dhe provokimet që synojnë të minojnë frymën e “fair play”-it. Federata do të vazhdojë të monitorojë dhe të reagojë kundër të gjitha shkeljeve të normave dhe vlerave në futboll, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.Vendimi i UEFA-s kundër Serbisë është një mesazh i qartë që aktet e tilla të dënueshme nuk kanë vend në sport, dhe FFK mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të kontribuuar në një futboll të pastër, të drejtë dhe të respektuar për të gjithë.

Serbia e Zvicra ishin takuar më 12 tetor në Leskovc. Serbët e kanë fituar 2:0 atë ndeshje të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Në fushë te Zvicra ishte Granit Xhaka, që është fishkëllyer sa herë që ka pasur kontakt me topin. Fishkëllima kishte edhe me rastin e intonimit të himnit të Zvicrës.

Në fakt federata serbe është përballur me tri akuza: transmetimi i mesazhit që nuk është i përshtatshëm për ngjarje sportive, sjellje raciste dhe sjellje diskriminuese, trazira gjatë himneve kombëtare. 

Për të tri akuzat është shpallur fajtore nga organet e UEFA-s.

Për sjellje diskriminuese të tifozëve të saj, Federata e Futbollit e Serbisë është dënuar me 25 mijë euro dhe me mbyllje të pjesërishme të stadiumit për ndeshjen e ardhshme të Serbisë si vendase. Por pjesa e dytë e dënimit, për mbyllje të 4000 vendeve në stadium, është me kusht për dy vjet.

Për shkak se u fishkëllye himni i Zvicrës nga tifozët serbë, Federata e Futbollit e Serbisë është gjobitur me 10 mijë euro.  

17 mijë e 500 euro, serbët do t’i paguajnë në UEFA për transmetim të mesazhit provokues, të papërshtatshëm për ngjarje sportive. Këtu përfshihen thirrjet e vazhdueshme anti-Kosovë. Është parë në stadium edhe flamuri i Serbisë mbi hartën e Kosovës, që UEFA e vlerëson të papranueshëm. Pra gjithsej federata serbe është gjobitur me 52 mijë e 500 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *