February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

FFK-ja reagon për sulmin fizik ndaj Faruk Statovcit

Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar për sulmin fizik ndaj analistit dhe trajnerit Faruk Statovci.

Shtëpia e futbollit të Kosovës e ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj trajnerit Statovci.

FFK-ja ka bërë thirrje autoriteteve ligjzbatuese të punojnë në mënyrë intensive të zbardhin rastin.

Reagimi i plotë:

Federata e Futbollit e Kosovës me shqetësim ka mësuar lajmin se mbrëmjen e kaluar persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht ish-futbollistin e njohur dhe trajnerin e Kombëtares U15, Faruk Statovci, në afërsi të banesës së tij në Prishtinë, pas pjesëmarrjes në një emision televiziv.FFK e dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj trajnerit Statovci, i cili tash e sa kohë me përvojën dhe intelektin e tij kontribuon edhe në cilësi të analistit në disa emisione sportive në televizionet vendore.Një ngjarje e tillë e rëndë e ka goditur jo vetëm familjen Statovci, por edhe komunitetin e futbollit në tërësi.Prandaj, i bëjmë thirrje autoriteteve ligjzbatuese në vend që të punojnë në mënyrë intensive për hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti, në mënyrë që personat që ndërmorën këtë akt çnjerëzor të vihen sa më parë para drejtësisë.Shpresojmë se ngjarje si kjo të mos ndodhin asnjëherë, pasi ato cenojnë lirinë e shprehjes por edhe imazhin e futbollit.Njëherësh FFK dhe i gjithë komuniteti i futbollit i dëshiron Faruk Statovcit shërim të shpejtë dhe rikthim në punën e tij të përditshme si trajner i grupmoshave të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *