FFK-ja prezanton sistemin e garave për sezonin e ri në futbollin kosovar

Federata e Futbollit të Kosovës ka prezantuar sot sistemin e garave për sezonin e ri 2024/2025 në futbollin kosovar.

ALBIMALL SUPERLIGA

Pas përfundimit të kampionatit, fituesi i Albi Mall Superligës së Kosovës, siguron kualifikimin në raundin e parë të Ligës së Kampionëve. Ndërkohë, nënkampioni dhe ekipi i renditur në pozitën e tretë sigurojnë kualifikimin në raundin e dytë dhe të parë respektivisht në Ligën e Konferencës. Ekipi i renditur në pozitën e tetë siguron barazhin, ndërsa me automatizëm ekipet që janë të renditura në pozitën nëntë dhe dhjetë bien nga Superliga në Ligën e Parë. Ai ekip që fiton Kupën e Kosovës siguron pjesëmarrjen në Ligën e Evropës nga raundi i parë, por nëse fituesi i Kupës është kampioni i Superligës apo ekipi i cili është i renditur në pozitën e dytë dhe të tretë, atëherë në garat evropiane kualifikohet edhe vendi i katërt në renditjen tabelare.

RAIFFEISEN Liga e Parë

Liga e Parë ka dy grupe (Grupi A dhe grupi B) me nga dhjetë ekipe. Pas përfundimit të kampionatit, ekipet e renditura në pozitën e parë të të dyja grupeve, sigurojnë promovimin në Superligë. Ekipet e renditura në pozitën e dytë në dy grupet, luajnë ndeshjen e barazhit ndërmjet vete, ndërsa ekipet që renditen në pozitat nëntë dhe dhjetë në dy grupet bien nga Liga e Parë. Ndërkohë fituesi i barazhit nga Liga e Parë, luan me pozitën e tetë të Superligës së Kosovës, ndërsa fituesi i asaj ndeshje siguron pjesëmarrjen në edicionin e ri të garave në elitën e futbollit kosovar. Edicioni tjetër 2025/26 i Ligës së Parë do të jetë me 18 pikë pjesëmarrëse dhe do jetë unik dhe jo i ndarë në grupe.

Liga e Dytë

Vendi i parë dhe vendi i dytë sigurojnë promovimin në Ligën e Parë, ndërsa me automatizëm dy ekipet e renditura në vendin e fundit dhe parafundit bien nga Liga e Dytë. Në edicionin pasues 2025/26 të Ligës së Dytë garojnë 18 ekipe, katër që bien nga Liga e Parë dhe dy të cilat promovohen nga Liga e Tretë.

Liga e Tretë

Liga e Tretë e futbollit kosovar ka gjithsej dy grupe, kampionët e së cilës ligë promovohen në Ligën e Dytë, ndërsa nga liga nuk bie asnjë ekip.

https://www.facebook.com/share/v/BaDhScoCPLA9DhhB/?mibextid=oFDknk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *