FFK inicion procedurë disiplinore ndaj Ballkanit dhe presidentit të këtij klubi
Komisioni i Garave i FFK-së ka bërë inicim disiplinor ndaj KF Ballkanit dhe presidentit të këtij klubi, Arsim Kabashi për incidentin e ndodhur pas ndeshjes së fundit Ballkani – Fushë Kosova.
“Ndaj: FC ” Ballkani”. Motivi: Lëshim në organizim të ndeshjes . Pas përfundimit të ndeshjes, në koridorin e zhveshtorëve persona të pa autorizuar shajnë ofendojnë dhe sulmojn fizikisht kryetrajnerin e ekipit mysafir Burim Shala. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ballkani-Fushë Kosova”, ka shkruar Komisioni.
Ndaj: Kryetarit të FC ’ Ballkani” , Arsim Kabashi. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes në koridorin e zhveshtorëve dyshohet se ka sulmuar fizikisht kryetrajnerin e ekipit mysafir Burim Shala. Sipas raportit të personit zyrtar të ndeshjes Ballkani –Fushë Kosova”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
