FFK i bashkohet fushatës kundër kancerit të gjirit “Prishtina Rozë”

Federata e Futbollit e Kosovës iu ka bashkuar fushatës sensibilizuese të Komunës së Prishtinës “Prishtina Rozë” në luftën kundër kancerit të gjirit. Futbollistët e Prishtinës dhe ata të Ballkanit janë paraqitur me fanellat e kësaj fushate në derbin e sotëm në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kësisoj edhe futbolli është bërë pjesë e fushatës, e cila ka për qëllim sensibilizimin e qytetareve mbi kancerin e gjirit dhe rëndësinë e kontrollave tek mjeku, pasi diagnostikimi i hershëm ndihmon në luftën ndaj kësaj sëmundje dhe shpëton jetë. I pranishëm ishte edhe dr. Izet Sadiku, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.

Bashkë për shëndetin! Bashkë kundër kancerit të gjirit!
Për mua, për ty, për të gjithë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *