Feronikeli ’74 befason Trepçën’89, hyn në mesin e tetë skuadrave më të mira në kupë
Skuadra e Ligës së Parë, Feronikeli ’74 ka arritur ta befasojë skuadrën e Superligës, Trepçës’89, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, duke u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës. Skuadra e drejtuar nga Granit Begolli ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj skuadrës së Shpëtim Idrizit. Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Fitim Susuri në minutën e 42-të realizoi me gjuajtje të fuqishme.
