Fenerbahce me një lëvizje të papritur – pritet të luajë me juniorët ndaj Galatasaray

Ndeshja e Superkupës së Turqisë ndërmjet Fenerbahces dhe Galatasarayt do të luhet më 7 prill.Ideja fillestare ishte që finalja të luhet më 29 dhjetor në Riad, por sauditët i ndaluan futbollistët të mbanin bluzat e Mustafa Kemal Ataturkut për të shënuar 100 vjetorin e Republikës së Turqisë dhe të dyja skuadrat vendosën të mos luanin ndeshjen.
Kështu, ndeshja është caktuar për 7 prill në orën 20:00.Megjithatë, sot u bë e qartë se drejtuesit e Fenerbahces kanë në plan të luajnë me ‘junior’ në këtë ndeshje kundër rivalëve të tyre të qytetit dhe konkurrentit kryesor për titull.
Fenerbahçe do të luajë gjithsej 7 ndeshje në prill, në datën 3 viziton Adana dhe pas4 ditë ka një ndeshje me Galatasaray. Po vijnë edhe ndeshjet me Olimpiacos në Konferencën e Ligës. Kjo ka qenë arsyeja që Fenerbahçe ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes, e cila nuk është respektuar.Kështu, klubi pritet të marrë vendimin radikal ndaj rivalit të përjetshëm, i cili mund të zemërojë tifozët, por me siguri synimi kryesor i skuadrës është titulli dhe lufta në Ligën e Konferencës.