June 2025
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  
June 12, 2025

“Fëmija yt nuk do të lindë”, Valverde pendohet për grushtin: Kërkoj ndjesë!

Federico Valverde është penduar për goditjen me grusht ndaj Alex Baena në ndeshjen Real Madrid-Villareal (2-3). Mesfushori uruguaian nuk u përplas për herë të parë me 21-vjeçarin e “nëndetëses së verdhë”.

Qahesh kot sepse fëmija yt nuk do të lindë”, ishin fjalët e rënda të Baena. Valverde nuk harroi dhe në takimin e fundit ndaj Villarealit u grric sërish me sulmuesin anësor, të cilin e goditi me grusht.

24-vjeçari, gruaja e të cilit është shtatzënë, reagoi shkurtimisht në lidhje me veprimin e kryer. “Jo, nuk dua të flas për këtë ngjarje. Më vjen keq për çfarë ndodhi. Kërkoj ndjesë”, deklaroi Valverde.

Ndërkohë, lojtari i Villarealit zgjodhi të fliste nëpërmjet rrjeteve sociale: “Jam shumë i trishtuar për agresionin që pësova pas ndeshjes. Jam i befasuar nga fjalët që thuhen për mua. Janë të pavërteta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *