AP: Federata e Futbollit të Rumanisë thotë se veprimet e largimit të Kosovës ishin të paramenduara

Federata e Futbollit të Rumanisë shprehu zhgënjimin e saj të shtunën për atë që e quajti sjellje “të paramenduar” nga ana e ekipit të Kosovës në ndeshjen e braktisur të së premtes mbrëma në Ligën e Kombeve, njofton AP.
Ndeshja u pezullua në kohën shtesë dhe më vonë u mbyll me rezultatin 0-0, por pa praninë e futbollistëve të Kosovës.
“Kishte përleshje midis lojtarëve të të dyja ekipeve, dhe lojtarët e Kosovës u larguan nga fusha. UEFA nuk shpjegoi arsyen pse loja u ndërpre, por raportet thonë se lojtarët e Kosovës ishin të shqetësuar nga thirrjet pro-serbe . Federata e Futbollit të Rumanisë shpreh zhgënjimin e saj më të thellë lidhur me sjelljen e delegacionit të Kosovës dhe lojtarëve të saj”, tha federata në një deklaratë të shtunën. “Ne i konsiderojmë akuzat e bëra nga pala kosovare të pabaza dhe besojmë fuqishëm se veprimet e tyre ishin të paramenduara”, shtuan ata.
Tutje AP shkruan se pas tensioneve historike të rritura nga konfliktet në Ballkan në vitet 1990, në vitin 2008 shumica e shqiptare etnike në Kosovë shpalli pavarësinë e saj.
“Serbia refuzon ta njohë këtë pavarësi dhe e konsideron Kosovën si djepin e shtetësisë së saj.
Federata mohoi se kishte ndonjë thirrje fyese nga tifozët rumunë në lidhje me Kosovën”, shkruan AP