February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

FC Kosova Gjenevë triumfon në finalen e Kupës së Diasporës

Në një atmosferë të veçantë sportive e vëllazërore, të dielën në Düsseldorf u zhvillua finalja e Kupës së Diasporës, ndërmjet FC Kosova Düsseldorf dhe FC Kosova Gjenevë.

Në këtë përballje mjaft interesante dhe me rivalitet, fitues në fund doli ekipi nga Zvicra, FC Kosova Gjenevë, i cili triumfoi me rezultat 2:1, duke e kurorëzuar me trofe një edicion të suksesshëm në garat e klubeve shqiptare në diasporë, njofton FFK.

Skuadra e Kosova Dyseldorfit kaloi në epërsi në pjesën e parë me golin e Astrit Hysenit, por ekipi nga Gjeneva reagoi fuqishëm në vazhdim. Liridon Bajrami ishte heroi i ndeshjes, duke shënuar dy gola, që i sollën ekipit të tij trofeun e çmuar.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Karl-Hohmann” në Dyseldorf dhe u ndoq nga një numër i bashkatdhetarëve tanë, derisa i pranishëm ishte edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili në fund të takimit ia dorëzoi trofeun kapitenit dhe Kosova Gjenevë, Liridon Bajrami.

Krahas tij morën pjesë edhe kryetari i Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, Ruzhdi Statovci dhe kryetari i Unionit të Klubeve Shqiptare në Zvicër, Feti Demolli.

Fituesi i Kupës së Diasporës do të luajë në ndeshjen e Kupës Kosovë –Diasporë, me fituesin e Kupës së Kosovës, FC Prishtina. Kjo ndeshje tashmë është bërë traditë e rëndësishme në kuadër të përkushtimit të FFK-së për forcimin e lidhjes me diasporën tonë përmes futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *