Fat i keq për Ibrahimoviçin kosovar, nuk udhëton në Korenë e Jugut me Bayern Munchen

Arijon Ibrahimoviç mungon në listën e Bayern Munchen për ndeshjet para-sezonale në Korenë Jugut.
Futbollisti kosovar mungon në listën e trajnerit, Vincent Kompany për shkak të një lëndimi që e ka pësuar në stërvitjen e sotshme.
Mesfushori pësoi një lëndim muskolar dhe kështu e ka humbur udhëtimin drejt Koresë së Jugut me ekipin “bavarez”.
Ibrahimoviç gjatë afatit kalimtar të verës mund të ndryshoj skuadër dhe tashmë ka shumë oferta në tavolinë, sidomos pas një aventure pozitive në Serie A me Frosinonen.