February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Fanella e Kosovës krenari që vlen më shumë se çdo brend!

Screenshot

Fanella e Kosovës, në një ankand mes bashkatdhetarësh në Gjenevë, arriti çmimin e pabesueshëm prej 10 mijë frangash zvicerane. Me këtë çmim rekord, brendi “KOSOVA” lë shumë prapa brendet më të njohura botërore, duke dëshmuar se vlera e shpirtit kombëtar dhe dashurisë për atdheun nuk matet me etiketa luksi.

Kjo fanellë sot nuk përfaqëson vetëm krenarinë e të kaluarës sonë heroike, por edhe realitetin e sotëm, ku me djersë, përkushtim dhe punë të palodhshme, djemtë e Kombëtares bashkë me Federatën e Futbollit të Kosovës e kanë ngritur futbollin tonë në nivele të larta, të denja për çdo skenë ndërkombëtare.

Një falënderim i madh për të gjithë ata që me zemër e shpirt po e mbështesin sportin dhe emrin e Kosovës kudo në botë, sepse kur luan Kosova, luan zemra e çdo shqiptari!

Sigurisht që kjo fanellë peshon rëndë, jo vetëm për dizajnin e saj unik dhe motivet që mbart, por edhe për historinë që përfaqëson. Peshën dhe vlerën ia shtojnë edhe yjet e Kombëtares së Kosovës, të cilët me firmat e tyre të nënshkruara në të, e bëjnë këtë fanellë jo thjesht një veshje sportive, por një simbol të krenarisë, unitetit dhe shpirtit të pathyeshëm kombëtar.

Po, sepse fanella e Kosovës jo vetëm vishet, ajo mbi të gjitha ndjehet.

Screenshot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *