Etrit Berisha po bëhet gati për klubin e ri, portieri shqiptar nuk i ndal stërvitjet

Ish-portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, pritet që shumë shpejt të bëhet me klub të ri.

Një video e publikuar në rrjetet sociale, Berisha shihet duke u përgatitur intesivisht dhe është gati për të nënshkruar me klubin e ri.

Momentalisht, 35-vjeçari gjendet në Itali, kurse skuadra e tij e re ende nuk dihet saktësisht, mund të jetë edhe Arabia Saudite si destinacion. 

Berisha pas Euros 2024, u pensionua nga Kombëtarja e Shqipërisë, kurse pikërisht gjatë këtij viti u largua nga Empoli dhe tani ka kohë që është pa skuadër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *