“Është moment i vështirë”, Pep Guardiola pas humbjes befasuese mbrëmë ndaj Sportingut: Dua të luftoj!

Skuadra e Sporting Lisbonës arriti fitore të thellë 4:1 ndaj Manchester Cityt në raundin e katërt në UEFA Champions League.
Trajneri spanjoll, Pep Guardiola pas ndeshjes tha se është një moment shumë i vështirë.
“Është një moment shumë i vështirë. Pavarësisht rezultatit, unë jam këtu do jem këtu.
“Dua të luftoj, nuk dorëzohem. Kush do që të na ndjek, ejani. Ne jemi këtu”, u shpreh Pep Guardiola pas ndeshjes.
Pep-it nuk i ka ndodhur moti kohë që t’i humb tri ndeshje radhazi në të gjitha garat me Manchester Cityn. Përveç humbjes mbrëmë, ata u mposhtën edhe ditë më parë nga dyshja angleze, Tottenham Hotspur dhe Bournemouth.