Ernest Muçi nga Tirana shkon i lënduar te Besiktasi, mungon në ndeshjen e ardhshme

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi, ka një lëndim dhe kjo u vërtetua sot gjatë ditës nga spitali i klubit të Besiktasit.
Muçi u zëvendësua në minutën e 52-të në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Ukrainës.
Në testin mjekësor të bërë në Stamboll pas kthimit te klubi i Besiktasit, u mësua se Muçi ka një lëndim në muskujt e kofshës që kanë çuar deri në gjakderdhje të brendshme.
Për lojtarin tashmë ka filluar përkujdesi i mjekëve të klubit turk.
Muçi pritet të mungojë në ndeshjen e këtij vikendi, ku Besiktas luan ndaj Goztepe, kurse data e saktë e rikthimit të tij në fushë nuk dihet.