Enrique: Messi dhe Maradona janë Perëndi të futbollit, por Messi është nr. 1

Trajnerit të Spanjës, Luis Enrique, iu kërkua të komentojë dy nga futbollistët më të famshëm të Argjentinës, Diego Armando Maradona dhe Lionel Messi.

Lionel Messi ishte, si zakonisht, njeriu kyç në skuadrën e Argjentinës të shtunën. Goli i tij paralajmëroi fitoren ndaj Australisë. Në të njëjtën kohë, me atë gol, Messi theu rekordin e bashkatdhetarit Diego Maradona, si dhe të yllit portugez Cristiano Ronaldo për numrin e golave të shënuar ​​në Kampionatin Botëror, transmeton Futbolli.info.

Për “rivalitetin” mes Messit dhe Maradonës, trajneri i Spanjës tha:

“Nuk e kuptoj pse njerëzit ende këmbëngulin në këto krahasime. Të dy janë Perëndi të futbollit dhe Argjentina është me fat që ka dy lojtarë të tillë në historinë e saj. Maradona ishte unik, ai pothuajse i vetëm e drejtoi ekipin drejt fitores në Kupën e Botës 1986, por loja ka ndryshuar shumë që atëherë. Sot është shumë më e vështirë të bësh diçka të tillë”, tha Luis Enrique dhe shtoi: “Për mua, Messi është numri një i padiskutueshëm në histori”.

Kombëtarja e Argjentinës do të përballet me Holandën në çerekfinale të Kupës së Botës. Ndeshja do të luhet më 9 dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *